“BB” publikon raportin: Shqipëria në “vend”, Kosova befason
Banka Botërore ka publikuar raportin më të fundit të perspektivës së ekonomisë globale, vlerëson të gjitha vendet e botës, mes të cilave edhe Shqipëria. Sa i përket vendit tonë, Banka Botërore, ruan të njëjtat parashikime për ekonominë gjatë këtij viti dhe ati të ardhshëm. Institucioni ka rishikuar vetëm normën e rritjes për vitin 2019, në 3.8%, nga 3.7% që projektonte në raportin e muajit Janar.
Banka Botërore projekton kështu që ekonomia shqiptare të rritet me një normë pranë 3.5% përgjatë vitit aktual, dhe atij të ardhshëm. Institucioni njihet për projeksione më pak optimiste se ato të Fondit Monetar Ndërkombëtar, apo Komisionit Europian. Për Shqipërinë, Kosovën dhe Bosnje Hercegovinën institucioni nuk ka rishikuar projeksionet për vitin aktual.
Për Maqedoninë, projeksionet janë rritur me 0.4%, për Serbinë me 0.3%, ndërkohë që për Malin e Zi janë ulur me plot 0.7 pikë përqindje. Kosova sipas Bankës Botërore do të jetë ekonomia me rritjen më të shpejtë në rajon jo vetëm përgjatë këtij viti, por edhe përgjatë vitit të ardhshëm dhe vitit 2019, pasi projeksionet janë rritur me 0.5 pikë për 2018 dhe 0.8 pikë për 2019-ën.
Roel Korkuti/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.