BE, 1 mld euro për Bregun e Fildishtë. Do mbështesë prodhimin e kakaos, mbrojtjen e pyjeve dhe të drejtat e njeriut
Bashkimi Europian pritet të ofrojë rreth 1 miliardë euro në 6 vitet e ardhshme për sektorin e kakaos të Bregut të Fildishtë, ndërkohë që përshtatet me ligjet e zinxhirit të furnizimit të BE, që do prezantohen më vonë gjatë vitit. “në kontekstin e programit 2021-2027, BE projekton një iniciativë që mund të mobilizojë deri në 1 miliardë euro për të mbështetur Bregun e Filidisht në tranzicionin e prodhimit të kakaos”- deklaroi ambasadori i BE në vend, Jobst von Kirschmann.
Parlamenti Europian i ka bërë thirrje 27 vendeve anëtare për të prezantuar ligje që parandalojnë importin e lëndëve të para dhe produkteve që lidhen me shpyjëzimin dhe abuzimet e të drejtave të njeriut. Nëse ligjet përshtaten, blerësve do t’i kërkohet të gjurmojnë inputet nëpërmjet çdo hapi në zinxhirin e furnizimit, përfshirë në nivelin filestar në fermat e vogla. Kompani si Nestle dhe Danone mund të duhet të përputhen me këto kërkesa së shpejti. Bregu i Fildishtë, prodhuesi më i madh në botë i kakaos, ka nisur negociatat me BE për të rënë dakord mbi standardet minimale të qëndrueshmërisë. Vendi në Afrikën Perëndimore shpreson që ligjet e BE do ndihmojnë mbrojtjen e pyjeve, ndalimin e shfrytëzimit të fëmijëve për punë dhe varfërinë e fermerëve.
Klevis Llaha / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.