BE e vë Greqinë përsëri në listën e vendeve ‘me rrezik tregu’ që nga 1 janari i vitit 2020
Komisioni Evropian tha të martën se do ta vendosë Greqinë përsëri në listën e vendeve “të rrezikut të tregut” për sigurimin afatshkurtër të kredisë së eksportit që nga 1 janari 2020.
“Që nga 1 janari 2020, rreziqet e kredisë afatshkurtra të eksportit drejt Greqisë do të konsiderohen si të tregtueshme për tu mbuluar nga siguruesit privatë,” thuhet në deklaratë.
Masa pason miratimin e reformave në Greqi të rënë dakord me kreditorët e zonës së euros pas përfundimit të programit të tij të shpëtimit në gusht 2018.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.