BE investon 210 milion euro për projekte inovative dhe ambicioze
Komisioni Europian njoftoi se do të investojë gjithsej 210 milion euro në 108 projekte inovative duke i ndihmuar ata të arrijnë më shpejt në treg.
Financimi sigurohet përmes fazës pilot të Këshillit Evropian të Inovacionit, i cili mbështet inovatorët, sipërmarrësit, ndërmarrjet e vogla dhe shkencëtarët me ide ambicioze.
“Secila prej kompanive që merr fonde përmes Këshillit Europian të Inovacionit po ofron një zgjidhje për një problem që prek jetën e përditshme të evropianëve, qoftë në fushën e shëndetit, mjedisit, energjisë dhe më shumë”, tha Komisioneri i BE-së për kërkime, shkencë dhe risi, Carlos Moedas.
Projektet do të financohen në dy kategori të pilotit të cilat kanë pasur një fond prej 3 miliardë eurosh të Këshillit Europian të Inovacionit, nga viti 2018 deri në vitin 2020, nën programin e BE-së për kërkimin dhe inovacionin Horizon 2020.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.