BE investon në Ballkan – Shqipëria ka potencial të përfitojë prej 12 mld eurove
Bashkimi Europian do të investojë deri në vitin 2020 rreth 12 miliardë euro në një zonë të gjerë që përfshin Ballkanin dhe Turqinë.
Një pjesë e mirë e këtyre investimeve lidhet me kulturën, me trashëgiminë kulturore dhe identitetin europian të gjithë kësaj zone.
Kjo sipas Kryeministrit Rama është një mundësi e mirë që vendi të thith investime të tjera.
Këto deklarata kreu i qeverisë i bëri nga Parku i Apollonisë në ceremoninë e përfundimit të restaurimit.
Rama më tej në fjalën e tij është ndalur edhe në zhvillimin e turizmit. Rritja e numrit të njerëzve që frekuentojnë zonat e trashëgimisë kulturore, apo monumente të veçanta kulture është drejtpërdrejtës rritje e konsumit në ato zona.
Kryeministri është ndalur edhe në vendimet e padrejta që japin gjykata të cilat largojnë investitorët e huaj.
Sipas Ramës ka një mur mes një Shqipërie që rritet ekonomikisht sot me 3.5% dhe një Shqipëria që i ka të gjitha mundësitë që të rritemi me 5 apo 6%.
Një mur mes një Shqipërie që sot ka 1 miliardë investime të huaja, por që nesër mund të ketë 3, 4 apo 5 miliardë investime të huaja.
Entela Barjamaj/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.