BE ka humbur vlerat bazë – Abazi: Shtresa e mesme nën kërcënim. Andoni: Traktati i Romës ka rënë
Bashkimi Europian ka humbur shumë prej vlerave që ka pasur në themel kur është krijuar, dhe zgjedhjet që kanë filluar tashmë për Parlamentin Europian do të jenë edhe për këtë. Sipas përfaqësuesit të Lëvizjes “Vetëvendosje” në Shqipëri, Boiken Abazi, shtresa e mesme sot në Europë është e kërcënuar, e po ashtu edhe shteti social.
Nga ana tjetër, analisti Ben Andoni u shpreh se traktati i Romës tashmë mund të quhet i humbur, e bashkë me të edhe vlerat kryesore europiane.
Zgjedhjet për Parlamentin Europian kanë filluar ditën e Enjte dhe do të mbyllen të Dielën. Rezultati pritet me interes të madh, pasi do të jetë përcaktues edhe për Presidentin e ri të Komisionit Europian. Në mënyrë të tërthortë edhe fati i Shqipërisë dhe Ballkanit Perëndimor është i lidhur ngushtë me këto zgjedhje.
Roel Korkuti/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.