BE kërkon sqarim nga SHBA, duhet sqaruar çështja e tarifave mbi çelikun dhe aluminin

Bashkimi Europian duhet përjashtuar tërësisht nga tarifiat e reja të vendosura nga administrata amerikane për importin e çelikut dhe aluminit, deklaroi ministri francez i financave, Bruno Le Maire. “Ne jemi aleatë mjaft të ngushtë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe nuk mund të jetojmë me besimin se tarifat e reja do të na godasin drejtpërdrejtë”-deklaroi ai gjatë takimit vjetor periodik mes Bankës Botërore dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar.
Nëse duam që të ecim përpara, shtoi ai, duhet që të adresojmë këtë çështje, çështjen e marrëdhënieve të reja me Kinën, në mënyrë që të heqim qafe sa më shpejtë kërcënimin. Kështu Franca dhe Europa i bën thirrje Donald Trump që të sqarojë njëherë e mirë çështjen e tarifave duke mos e lënë peng të fjalëve. Me shumë gjasa, Europa do të përjashtohet nga tarifat mbi çelikun dhe aluminin, pasi qëllimi është të goditet Kina. Por, gjithsesi kjo çështje duhet sqaruar njëherë e mirë.
Roel Korkuti/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.