BE kundër blerjeve të rrezikshme – Planifikon të bllokojë investimet e huaja në firma strategjikë

Bashkimi Europian planifkon të bllokojë investimet e huaja të orientuara politikisht, pasi Gjermania, Franca dhe Italia i ka kërkuar të veprojë kundër blerjeve në sektorë që do të dëmtonin interesat strategjikë të Europës.
Propozimi mund t’i japë Bashkimit Europian fuqinë për të inspektuar investimet në rajon me rëndësi strategjike në perspektivën ekonomike dhe të sigurisë. Në dokument bëhen disa referenca ndaj Kinës, duke përmendur si një shembull të marrëveshjeve të padëshiruara, një kompani që merr fonde nga qeveria kineze për të blerë një firmë në Europë për të penetruar në mënyrë strategjike në treg.
Gjermania ka bërë thirrje për arsye të blerjeve në sektorin e teknologjisë nga kinezët. Shumë vende të rajonit kanë rregullat e veta për të mbrojtur sektorët strategjikë, por kjo do të ishte e para në nivel mbikombëtar.
Nën propozimin, Bashkimi Europian mund të bllokojë blerjet nga një kompani e jashtme, e cila ka për qëllim “reduktimin e mbikapacitetit”, që përfshin sektorë si çeliku, ku Europa akuzon Kinën për futjen e mallrave të nënçmuara.
Mekanizmi i ndalimit do të aplikohet gjithashtu ndaj blerjeve të kompanive europiane nga një filial i një firme të huaj të vendosur brenda rajonit.
Klevis Llaha/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.