BE kundërshton akuzat e Boris Johnson mbi rregullatoren ushqimore
Boris Johnson, favoriti në garë për të zëvendësuar Tereza May javën e ardhshme, si Kryeministër i Britanisë, është kundërshtuar nga zyrtarët e BE për disa pretendime të dyshimta që ai bëri gjatë fushatës së tij. Duke folur në një festë të Partisë Konservatore, Xhonson valëviti një salmon të tymosur të paketuar në qese plastike për të dënuar rregullat e BE për shëndetin dhe sigurinë ushqimore.
Ai shtoi se kur Britania e Madhe të dalë nga blloku, do të jetë në gjendje të “t’i japë fund kësaj mbingarkesë të dëmshme rregullatore”. Por zyrtarët e BE dëbuan kërkesën e Johnsonit të enjten, ata thanë se edhe pse blloku ka “rregulla të rrepta kur bëhet fjalë për peshq të freskët”, ato nuk “zbatohen për produktet e përpunuara të peshkimit”.
“Rasti i përshkruar nga Z. Johnson del jashtë fushëveprimit të legjislacionit të BE dhe është thjesht kompetencë kombëtare në Mbretërinë e Bashkuar,” tha zëdhënësja e BE. Agjencia e Standardeve Ushqimore në Mbretërinë e Bashkuar kërkon që “të gjitha ushqimet të dorëzohen në një mënyrë që të sigurohet që ata të mos bëhen të pasigurt ose të papërshtatshëm për t’u ngrënë”. (Euronews)
Edel Strazimiri / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.