BE merr 50 milion vaksina të tjera nga Pfizer – “Partner i besueshëm, i përgjegjshëm karshi kontratës”
BE do të marrë një shtesë prej 50 milion vaksinash COVID nga Pfizer deri në fund të Qershorit, ka njoftuar Ursula von der Leyen.
Shefja e Komisionit Evropian tha që dozat totale që vendet e BE do të marrin nga Pfizer tani do të jenë 250 milion në tremujorin e dytë të këtij viti.
“Kjo do të ndihmojë thelbësisht në konsolidimin e shpërndarjes vaksinimit. Unë dua të falënderoj BioNTech-Pfizer,” u tha ajo gazetarëve nga Brukseli.
“Është provuar të jetë një partner i besueshëm. Ai ka përmbushur zotimet e tij dhe është i përgjegjshëm ndaj nevojave tona.”
Pfizer ishte zotuar më parë për shpërndarjen e 500 milion dozave të vaksinës së saj para fundit të vitit.
Von der Leyen gjithashtu njoftoi se më shumë se 100 milion doza të vaksinave janë administruar në të gjithë bllokun e 27 vendeve.
D.B – SCAN
Burimi: Euronews
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.