BE miraton paketën e katërt të sanksioneve: Moska humbet 3.3 miliardë euro vetëm nga çeliku!

Këshilli i BE-së ka miratuar paketën e katërt të sanksioneve kundër Rusisë: të gjitha transaksionet me disa ndërmarrje shtetërore janë të ndaluara, parashikohen kufizime në eksportin e mallrave dhe teknologjive për industrinë e mbrojtjes, sigurisë dhe energjisë si dhe ndalimi i eksportit të mallrave luksoze. Hipoteza e veprimeve për pezullimin e Rusisë si një “kombi i preferuar” në OBT, organizatën botërore të tregtisë, është konfirmuar gjithashtu.
Ndalimi i importit të çelikut shpjegon Komisioni është me vlerë 3.3 miliardë të ardhura të humbura për Rusinë. Ndalimi i vlerësimeve do të çojë në humbje të mëtejshme të aksesit në tregjet financiare të BE-së.
“Ndërsa lufta e Presidentit Putin kundër popullit ukrainas vazhdon, po ashtu edhe vendosmëria jonë për të mbështetur Ukrainën dhe për të paralizuar financimin e makinerive luftarake të Kremlinit. Kjo paketë e katërt sanksionesh është një tjetër goditje ndaj bazës ekonomike dhe logjistike në të cilën Rusia mbështetet për të vazhduar pushtimin e Ukrainës.
Qëllimi i sanksioneve është që presidenti Putin të ndalojë këtë luftë çnjerëzore dhe të pakuptimtë. Kështu deklaroi Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Punët e Jashtme, Josep Borrell, në komunikatën me të cilën Këshilli i BE-së shpall dritën jeshile për paketën e katërt të sanksioneve kundër Rusisë. ANSA
Edel Strazimiri / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.