BE ndërmerr masa strikte kundrejt Bjellorusisë – Vendit i bllokohen të gjitha fluturimet ajrore

Në një takim në Bruksel, udhëheqësit e BE kërkuan ndalimin e linjave ajrore Bjelloruse nga fluturimi mbi territorin e BE. Ata gjithashtu nxitën linjat ajrore me bazë në BE të shmangin fluturimet mbi hapësirën ajrore Bjelloruse. Lëvizjet do të ishin një goditje e madhe financiare për Bjellorusinë e cila ka qenë nën sanksione që nga viti 2004.
Cilat masa janë tashmë në fuqi?
BE filloi për herë të parë masa kufizuese kundër Bjellorusisë në 2004, pas zhdukjes së dy politikanëve të opozitës, një gazetari dhe një biznesmeni disa vjet më parë. Këto përfshinin një embargo armësh dhe një ndalim të “eksportit të mallrave të lidhur me shtypjen e brendshme”.
BE vendosi më shumë sanksione kundër Bjellorusisë në 1 Tetor 2020, në përgjigje të “brutalitetit të autoriteteve Bjelloruse dhe në mbështetje të të drejtave demokratike të popullit Bjellorus”.
Këto kufizime, një ndalim udhëtimi dhe ngrirje asetesh kundër individëve të lidhur me qeverinë e Aleksandër Lukashenkos, janë zgjeruar që prej asaj kohe duke përfshirë 88 individë dhe shtatë organizata.
Ata që janë në listë janë të ndaluar të hyjnë ose tranzitojnë nëpër territoret e BE-së dhe pasuritë e tyre në BE janë të ngrira. Për më tepër, qytetarëve dhe kompanive të BE-së u ndalohet të bëjnë fonde të disponueshme për çdo individ dhe kompani në listë.
Çfarë masash të tjera të reja ka miratuar BE?
BE ra dakord të miratojë sanksione ekonomike edhe më të synuara. Këshilli Evropian tani do të hartojë një listë të “personave dhe entiteteve” me interes, e cila do të shqyrtohet në një datë të mëvonshme.
Blloku gjithashtu i ka bërë thirrje Organizatës Ndërkombëtare të Aviacionit Civil (ICAO) të hetojë vendimin e Bjellorusisë për të devijuar fluturimin Ryanair në Minsk. ICAO është organi i KB që mbikëqyr standardet ndërkombëtare të aviacionit.
A kanë sanksione vendet e tjera kundër Bjellorusisë?
Mbretëria e Bashkuar pasqyron sanksionet aktuale të BE-së. Kryetari i komitetit të punëve të jashtme Tom Tugendhat ka bërë thirrje për sanksione ekonomike kundër Bjellorusisë duke përfshirë mbylljen e tubacionit të gazit Yamal. Kjo shkon nga Siberia në Rusi, përmes Bjellorusisë dhe Polonisë në Gjermani.
SHBA vendosi gjithashtu kufizime të udhëtimit dhe sanksione financiare të shënjestruara për nëntë njësi shtetërore dhe 16 individë, përfshirë Presidentin Lukashenko. Të imponuara për herë të parë në 2006, këto u shtrënguan në 2008.
Në 2015, pasi Presidenti Lukashenko liroi gjashtë të burgosur politikë, Uashingtoni pezulloi sanksionet ndaj kompanive shtetërore dhe në 2019 të dy vendet njoftuan se do të shkëmbenin ambasadorë.
Sidoqoftë, në tetor 2020, pas zgjedhjeve presidenciale të 9 gushtit dhe goditjes pasuese të protestave të opozitës, SHBA zgjeroi sanksionet për të përfshirë 24 persona.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.