BE pezullon dërgesën prej 10 milionë maskash nga Kina. Shtetet ankohen për cilësinë
Komisioni Evropian ka pezulluar dërgimin e 10 milion maskave të fytyrës nga Kina pasi dy vende u ankuan për cilësinë e dobët të materialeve që morën, raporton Associated Press.
Si pjesë e përpjekjeve të saj për të trajtuar krizën Covid-19, këtë muaj komisioni, krahu ekzekutiv i Bashkimit Evropian, filloi shpërndarjen e maskave për punonjësit e kujdesit shëndetësor në 27 vendet e saj anëtare dhe në Mbretërinë e Bashkuar.
Pasi një grup i parë prej 1.5 milion maskash u dërgua në 17 shtete, ministri i shëndetësisë i Polonisë, Lukasz Szumoëski, tha që 600,000 artikujt që vendi i tij mori nuk kishin certifikata evropiane dhe dështuan t’i zbatonin standardet mjekësore të kërkuara për shpërndarjen e tyre.
“Ne kemi vendosur të pezullojmë dërgesat e ardhshme të këtyre maskave,” tha zëdhënësi i shëndetit i komisionit, Stefan De Keersmaecker. “Ne do të shohim se çfarë veprimi duhet të ndërmerret nëse me të vërtetë ekziston një problem cilësor me këto maska.”
Sipas De Keersmaecker, Hollanda ka identifikuar probleme të ngjashme.I gjithë aksioni i maskave është blerë nga një ofrues kinez përmes një fondi të BE.
“Nëse është e nevojshme, sigurisht që do të ndërmarrim ndonjë veprim të nevojshëm juridik,” tha De Keersmaecker.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.