BE, presidenca 6-mujore e Portugalisë, Leao: “Rregullat fiskale do jenë fleksibël deri në vitin 2022”
Ministri portugez i Financave, Joao Leao (Zhoao Leao), tha se rregullat fiskale europiane që do ndihmojnë vendet aëntare të përballojnë pandeminë duhet të qëndrojnë deri në 2022, ndërkohë që Portugalia ka nisur presidencën 6 mujore të Bashkimit Europian. Komisioni Europian pezulloi vitin e kaluar kërkesat për të mbajtur defiçitet qeveritare poshtë 3% të PBB dhe ulur borxhin publik poshtë 60%, ndërkohë që pandemia e koronavirusit goditi rëndë ekonominë. Ministri tha se këto rregulla do vazhdojnë të pezulluara.
“Duhet të sigurohemi se politikat fiskale në vitin 2021 do qëndrojnë mbështetëse ndaj ekonomisë dhe për këtë arsye, do të duhet të vazhdojmë me pezullimin e rregullave.”
Portugalia mori presidencën 6-mujore të BE në nisje të Janarit dhe Leao tha se prioritet kryesor i vendit do të jetë rimëkëmbja e shpejtë ekonomike nga pandemia. Për këtë, ai tha se fondi i rimëkëmbjes prej 750 miliardë euro i rënë dakord muajin e kaluar është thelbësor. Prioriteti i dytë i presidencës së Portugalisë në lidhje me çështjet ekonomike, është përparimin në unionin bankar dhe unionin e tregjeve të kapitalit, sipas ministrit. Ai tha se shpreson për progress në gjysmën e parë të vitit në planet për një Skemë të Sigurimit të Depozitqave në nivel europian, diçka që i mungon planit të BE për një union bankar.
Klevis Llaha / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.