BE, program bursash për punonjësit e administratës publike. Dokumentet dhe afatet për aplikim
Nëpunësit e rinj të administratës publike do të kenë mundësi të përfitojnë nga programi i bursave të ofruara nga delegacioni i Bashkimit Europian. Konkretisht, “Programi për Profesionistët e Rinj”, do të jetë i zbatueshëm për të rekrutuarit në administratë.
Kërkesat do të jenë të hapura për ekspertët e rinj, të cilët në aplikimin e tyre duhet të përfshijë një CV në gjuhën angleze, në formatin EuropeAid, shoqëruar me një letër të shkurtër interesi.
Aplikimet për kualifikime afatshkurtra për shërbime të konsulencës në administratë do të jenë të hapura deri më datë 3 Tetor 2017.
Për kriteret mund të klikoni këtu
Osman Dedja/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.