BE–SHBA – Merkel: Marrëveshja mes shteteve me rëndësi ‘ekzistenciale’
Kancelaria gjermane Angela Merkel e përshkroi një marrëveshje të tregtisë së ardhshme midis Bashkimit Europian dhe Shteteve të Bashkuara si të një rëndësie ekzistenciale, duke thënë se ajo do të vazhdojë të përpiqet të bëjë përparim pavarësisht kundërshtimit të Francës.
“Ne kemi një mandat për bisedime me Shtetet e Bashkuara dhe mendoj se është me rëndësi ekzistenciale” -tha Merkel për shoqatën e industrisë BDI.
“Është për të ardhur keq që Franca votoi kundër këtij mandati, por ndoshta kemi disa punë për të bindur njerëzit” -tha ajo duke shtuar se donte të vazhdonte bisedimet dhe të arrinte një zgjidhje të arsyeshme që do të shmangnin një fazë të vështirë për ekonominë botërore.
Burimi:Reuters
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.