BE sjell testet e premtuara për Shqipërinë – Soreca: Shmangim rezultate e rreme të testimit
Ambasadori i BE-së Luigi Soreca ka dorëzuar mostra materialesh kontrolli të testimit për COVID-19 pranë Institutit të Shëndetit Publik të Shqipërisë.
Sipas njoftimit kompletet e dhuruara për Shqipërinë do të mundësojnë një saktësi të shtuar për deri në 20.000 komplete testimi COVID-19. Gjithashtu në njoftim shkruhet se kompletet janë thelbësore për të shmangur rezultatet e rreme negative të testimit dhe veçanërisht të rëndësishme në një moment kur autoritetet publike po shqyrtojnë zbutjen e disa kufizimeve të lirisë së lëvizjes.
“Solidariteti dhe bashkëpunimi midis BE-së dhe Shqipërisë është më i fortë se kurrë. Ne do të vazhdojmë të punojmë së bashku me autoritetet shqiptare për të adresuar sfidat e përbashkëta,” tha Ambasadori i BE-së Luigi Soreca.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.