BE: Të paktën 80% e grupeve prioritare duhet të vaksinohen deri në muajin Mars
BE po synon të vaksinojë të paktën 80% të njerëzve të pambrojtur dhe punonjësve të kujdesit shëndetësor deri në Mars, sipas Komisionin në një komunikim të ri mbi përgjigjen e bllokut ndaj COVID-19. Komisioni tha se shtetet anëtare duhet të kishin vaksinuar një minimum prej 70% të popullsisë së rritur deri në verën e vitit 2021.
“Ne së shpejti mund të fillojmë të shohim fillimin e fundit të pandemisë. Tani në veçanti, na duhet një veprim i shpejtë dhe i koordinuar kundër varianteve të reja të virusit,” tha komisioneri i shëndetësisë Stella Kyriakides në një deklaratë.
Komisioni ka siguruar 2.3 miliardë doza vaksinash për bllokun, të mjaftueshme për të mbuluar të gjithë popullsinë e BE, thanë zyrtarët, duke shtyrë prapa në raportet e fundit të vendeve anëtare që hetojnë marrëveshjet bilaterale me kompanitë e vaksinave.
“Ne tashmë kemi siguruar vaksina të mjaftueshme për të gjithë popullsinë e Bashkimit Europian. Tani ne duhet të përshpejtojmë shpërndarjen dhe të përshpejtojmë vaksinimin. Qëllimi ynë është që të kemi 70% të popullatës sonë të rritur të vaksinuar deri në verë,” tha Presidentja e Komisionit Ursula Von der Leyen.
BE mbrojti gjithashtu mbështetjen e saj për skemën COVAX të Organizatës Botërore të Shëndetit. BE ka dhuruar 853 milion euro në mbështetje të skemës. Shefi i OBSH tha dje se bota ishte në prag të një “dështimi katastrofik moral” për shkak të pabarazisë së vaksinave.
A mundet që BE të kërkojë një certifikatë vaksinimi për udhëtimet e ardhshme?
Opsioni i përdorimit të një certifikate vaksine, atë që disa e kanë quajtur pasaportë vaksine, për udhëtime duket të jetë një mundësi në të ardhmen. “Ky është një mjet i politikës shëndetësore që është i rëndësishëm që ne kemi në vend,” tha komisioneri i shëndetësisë Stella Kyriakides, duke shtuar megjithatë se ishte e parakohshme të përdoren certifikatat për çdo gjë përveç informacionit shëndetësor.
Nënpresidenti Margaritis Schinas, ndërkohë, tha se certifikatat mund të ndihmojnë me “lehtësimin e udhëtimit dhe lehtësimin e kufizimeve”. BE do të bie dakord mbi një qasje të përbashkët për këto certifikata vaksinash deri në fund të janarit. (EN)
E . S / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.