BE ul burokracitë për firmat – Do të marrin financim më shpejtë për t’u rimëkëmbur nga koronavirusi
Bashkimi Europian propozoi disa ndryshime ligjore për kompanitë, në mënyrë që të marrin financim sa më shpejtë, ndërkohë që rimëkëmbjen nga kriza e koronavirusit. Masa ul koston e prospektit për kompanitë që emetojnë më shumë aksione dhe ndihmon bankat që të “shkarkojnë” kreditë me performancë të dobët më lehtë, për të liruar bilancet dhe shtuar huanë.
Kjo ndjek një paketë të ndryshimeve ligjore për bankat, që u miratua në Qershor në kohë rekord “Ne synojmë që këto çështje të adaptohen dhe të nisin aplikimin në fund të këtij viti”, tha shefi i shërbimeve financiare i BE, Valdis Dombrovskis. Paketa e bankave mund të gjenerojë miliarda euro huadhënie shtesë, por zyrtarët e komisionit europian thonë se amendimet e rregullave të letrave me vlerë kanë më shumë për qëllin që të ulin burokracitë duke kursyer kohë dhe burime njerëzore, që mund të përkushtohen në luftën kundër pandemisë.
Brtiania, qendra më e madhe financiare e Europës, ka dalë nga Bashkimi Europian, por nën marrëveshjen e tranzicionit mund të vazhdojë të mbikëqyrë rregullat e unionit deri në fund të Dhjetorit. “Do të shohim nëse Mbretëria e Bashkuar do t’i aplikojë gjithashtu këto rregulla”,- tha Dombrovskis. Ai shtoi se duke marrë parasysh se amendimet thjeshtësojnë aksesin në financim, do të ishte një përfitim për ekonominë britanike.
Klevis Llaha / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.