BE zotohet të ndalojë zhdukjen e fermave të vogla: Më pak, më të mëdha dhe më intensive

BE do të prezantojë reforma gjithëpërfshirëse të subvencioneve bujqësore këtë javë në përpjekje për të ndaluar rënien e fermave të vogla dhe për t’i mbrojtur ato nga intensifikimi i bujqësisë i nxitur nga dekada të politikave të mëparshme.
Janusz Wojciechoëski, komisioneri i BE-së për bujqësinë, tha: “Synimi im është që ky proces i zhdukjes së fermave të vogla duhet të ndalet. Sektori europian i ushqimit në të kaluarën bazohej në ferma të vogla, dhe kështu duhet të jetë edhe në të ardhmen. ”
Sipas studimeve numri i fermave të pulave dhe bagëtive vetëm në BE, me përjashtim të Kroacisë, ra me 3.4 milion midis 2005 dhe 2016, në 5.6 milion, viti i fundit për të cilin disponohen të dhëna gjithëpërfshirëse. Ndërsa numri i pulave dhe bagëtive u rrit që nga ajo kohë, numri i fermave blegtorale ra ndjeshëm, duke treguar se ka pasur një intensifikim të madh të bujqësisë dhe se fermat e vogla kanë humbur. Numri i përgjithshëm i të gjitha llojeve të fermave në BE ra gjatë së njëjtës periudhë nga 14.5 milion në 10.3 milion.
Ky intensifikim, me më shumë bagëti të mbledhura në një numër më të vogël të fermave, shumë prej tyre në shkallë të gjerë të llojeve të fabrikave, u përshpejtua me politikën e përbashkët bujqësore të BE-së (CAP), e cila ka dominuar bujqësinë e Europës që nga prezantimi i saj në 1962. Fermerët më të mëdhenj përfitojnë më shumë nga sistemi i subvencionit: rreth 80% e subvencioneve të pagesës direkte prej 40 miliardë eurosh shkojnë vetëm në 20% të fermerëve. (TheGuardian)
E . S / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.