Bebet në Itali, Britani dhe Kanada qajnë më tepër; ato në Gjermani më pak

Foshnjat qajnë më shumë në Britani, Kanada, Itali dhe Holandë se sa në shtetet e tjera, ndërsa të sapolindurit në Danimarkë, Gjermani dhe Japoni qajnë dhe bëjnë potere më pak nga të gjitha. Këtë e ka treguar një studim, i cili ka matur se sa qajnë fëmijët në tre muajt e parë të jerës dhe përmes këtyre të dhënave psikologët britanikë kanë krijuar klasifikimin e parë universal për sasinë normale të të qarës gjatë kësaj periudhe.
“Fëmijët ndryshojnë shumë nga njëri-tjetri në sa qajnë që bë javët e para të jetës”, thotë Diter Wolker, i cili ka drejtuar këtë studim.
“Mund të mësojmë më shumë duke vëzhguar kulturat ku ka më pak të qara, nëse kjo ka të bëjë me prindërit apo me faktorë të tjerë të shtatzanisë apo gjenetikës”, thotë ai.
Vendet ku ka më shumë bebe që qajnë mbi tre orë në ditë janë në Britani, Kanada dhe Itali, ndërsa vendet me përqindjen më të ulët të këtyre foshnjave janë Danimarka dhe Gjermania.
Sipas studimit, bebet qajnë mesatarisht dy orë në ditë gjatë dy javëve të para. Më pas ata qajnë më tepër në javët në vijim. Kur mbushin 12 javë ata e kanë reduktuar të qarën në një mesatare prej 1 ore e 10 minutash.
Por natyrisht mesatarja përfshin disa ekstremitete: disa fëmijë qajnë 30 minuta në ditë, ndërsa të tjerë deri në pesë orë.
Studimi përfshiu 8700 fëmijë dhe të dhënat do të përdoren për t’u mësuar prindërve nëse fëmija i tyre është duke qarë brenda normales apo ka diçka tjetër.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.