Belgjika, shteti më “i sheqerosur” i momentit! Konsumi më i lartë i pijeve në Europë
Belgjika rezulton shteti “më i sheqerosur” në Europë. Sipas raportit më të fundit të Eurostat, midis shteteve të Bashkimit Europian, Belgjika është shteti me përqindjen më të lartë të konsumit të pijeve me gaz (sheqer). 20% raportuan se konsumojnë të paktën një pije freskuese joalkoolike me sheqer në ditë.
Më tej, përqindja vijon me Maltën, Gjermaninë, Hungarinë, Poloninë dhe Bullgarinë, me përkatësisht afro 12% secila.
Referuar Eurostat, e kundërta vlen për Estoninë, ku rezulton se vetëm 2% e popullsisë konsumojnë pije freskuese me sheqer të paktën një herë në ditë. Estonia ndiqet nga Lituania, Finlanda, Letonia dhe Rumania, me secila afro 3%.
Jenida Vladi/ SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.