Belgjikë/ Maska jo-efektive, si përfituan kompanitë nga pandemia
Kur pandemia filloi të përhapej në të gjithë botën, shumë administrata u gjendën të papërgatitura për sasinë e nevojshme të maskave. Dhe kur nevoja për sasi të mëdha papritmas u bë e qartë, nuk kishte mjaftueshëm në dispozicion.
Rruga ishte e hapur për prodhuesit për të fituar kontrata kudo, të sigurt se situata emergjente do t’i bënte autoritetet blerëse më pak vigjilente.
Siç tregon dhe raporti hetimor, një pjesë e maskave që u tregtuan ishin të papërshtatshme për importuesit në Evropë dhe gjetkë. Megjithatë, jo të gjitha maskat kineze që dolën në treg ishin të rreme.
Marka Henan Yubei ishte një nga markat nën cilësinë e kërkuar. Për shembull, maska FFP-1, e cila duhej të përdorej vetëm nga stafi i spitalit, ofroi një mbrojtje prej 67% të filtrit, ndërsa minimumi ligjor në Evropë është 80%.
Maska të tjera u kontrolluar për të vërtetuar falsitetin. Në një rast, paketimet mbanin logon e miratimit të BE-së, e cila thjesht ishte kopjuar.
Raporti zbulon gjithashtu se ministria federale e ekonomisë në Belgjikë dërgoi jo më pak se 16 paralajmërime në lidhje me maskat kineze që paraqisnin një rrezik të mundshëm shëndetësor për sistemin evropian paralajmërues RAPEX.
D.B – SCAN
Burimi: Brussels Time
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.