Berlini, në krizë politike – Zgjedhjet në Bavari trondisin koalicionin e Angela Merkel
Koalicioni i Angela Merkel është vënë nën rrezik, pas zgjedhjeve në Shtetin e Bavarisë, ku votuesit refuzuan partinë aleate të kancelares. Rezultati u interpretuar si një “tërmet” politik nga analistët.
Unioni Kristian Social, aleati bavarez i Merkel, pati rezultatin më të keq në zgjedhje që prej vitit 1950 dhe humbi mazhorancën e mbajtur prej kohësh, ndërkohë që partia e gjelbër dhe e djathta esktreme AfD, fituan mbështetje.
Sipas analistëve, kjo do të sjellë shumë ndryshime në koalicioni e copëzuar në Berlin, që përbëhet nga Unioni Krisitian Demokrat, Unioni Krisitian Social dhe partia Social Demokrate. CSU fitoi 36.8% të votave, duke humbur mazhorancën absolute dhe duke rënë nga 46.5% të votave që pati në zgjedhjet e mëparshme, sipas rezultatit të publikuar nga Shteti i Bavarisë ditën e Hënë.
Partia e Gjelbërt fitoi 17.5%, duke u vendosur në vend të dytë, ndërsa Votuesit e Lirë, që përbëhen nga një kolektiv i kandidatëve të pavarur, fitoi vendin e tretë me 11.9% të votave. Alternativa për Gjermaninë, mori 10.3%, duke zënë vendin e katërt. Megjithatë, partia kundër emigrimit dhe Europës, ka fituar mbështetje, duke marrë parasysh që nuk ishte pjesëmarrëse në zgjedhjet e kaluara të shtetit të Bavarisë.
Klevis Llaha/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.