BERZH, fond garancie 20 Mln Euro për bujqësinë – Krifca: Konflikti në Ukrainë ktheu në domosdoshmëri grurin e misrin, do i financojmë
Një marrëveshje e nënshkruar mes Qeverisë Shqiptare dhe Bankës Evropiane për Rindërtim e Zhvillim do të bëjë të mundur krijimin e një fondi garancie prej 20 milionë eurosh në favor të sektorëve të agrobiznesit e turizmit.
Në ceremoninë e nënshkrimit të marrëveshjes, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë tha se bëhet fjalë për një instrument garancie i cili do të transmetohet përmes Bankës Procredit në formën e kredive për bizneset e këtyre sektorëve.
Ministrja e Bujqësisë Frida Krifca tha se konflikti në Ukrainë ka sjellë domosdoshmërinë e financimit të kulturave pak të përhapura në Shqipëri, sic janë gruri e misri, ndërkohë që kjo formë mbështetjeje financiare ka dhënë deri tani rezultate mjaft pozitive.
E pranishme në nënshkrimin e marrëveshjes ka qenë Presidentja e BERZH, Odile Renaud-Basso.
Lorenc Rabeta / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.