BERZH: Ligji, profesionistët, investimet, infrastruktura, eksportet
Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim ka vendosur qeverisjen, nxitjen e konkurrueshmërisë dhe energjinë si 3 prioritetet kyçe për periudhën 2020-2025 për vendin tonë. Në secilën prej këtyre 3 prioriteteve, banka sqaron se cilat janë mangësitë dhe se çfarë mund të bëhet. Sa i përket qeverisjes, raporti nënvizon këto mangësi: sundimin e dobët të ligjit që pengon zhvillimin e biznesit, mungesën e aksesit te uji i pastër për 1/3 e popullsisë, skemat e partneritetit publik privat, si dhe kapacitetet e ulta për investime në infrastrukturë në një kohë që nevojat janë të mëdha.
Tarifimi i rrugëve dhe krijimi i këshillit të investimeve vlerësohen nga Berzh si mekanizma për ta ndryshuar situatën në këtë drejtim. Sa i përket prioritetit numër 2, që i referohet nxitjes së konkurrueshmërisë, BERZH nënvizon si mangësi kryesore: informalitetin e lartë, eksportet me vlerë të shtuar të ulët, nivel i ulët aftësish dhe profesionalizimi, edhe mes të rinjve me arsim të lartë, emigracion i fortë si pasojë e varfërisë, stoku ndër më të ultit e IHD-ve në Europë, sidomos në manifakturë.
Në drejtim të prioritetit të 3-të, energjetikës, BERZH evidenton varësinë e lartë ndaj burimeve hidrike që sjell edhe rreziqe fiskale, investimet e ulta në sektor, si dhe vulnerabilitetit ndaj ndryshimeve klimatike që është i ndjeshëm.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.