BERZH miraton kredinë prej 500 mln euro për gazsjellësin TAP
Bordi i Drejtorëve të Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim ka miratuar sot një kredi prej 500 milionë euro për ndërtimin e Gazsjellësit Trans Adriatik, një projekt prioritar i Bahskimit Europian dhe Komunitetit të Energjisë.
Me një kapacitet fillestar vjetor prej 10 miliardë metër kub gaz natyror, gazsjellësi do të japë një kontribut të rëndësishëm në diversifikimin e furnizimin me energji të Europës.
Ndërkohë, Banka Europiane e Investimeve miratoi në shkurt të këtij viti një kredi prej 1.5 miliardë euro për gazsjellësin TAP.
Në pikën fillestare në Turqi, TAP do të lidhet me gazsjellësin Trans Anatolian (TANAP) për të cilin BERZH miratoi një kredi prej 500 milionë eurosh tetorin e kaluar.
TAP është hartuar në përputhje me praktikat ndërkombëtare, duke përfshirë përzgjedhjen e rrugëve, vlerësimin e ndikimit mjedisor dhe social, zbatimin e kontrolleve të fuqishme të menaxhimit të kontraktorit dhe angazhimin e dialogun e vazhdueshëm me popullatën lokale.
Ndërkohë, BERZH njofton se vijon të monitorojë projektin në të gjitha fazat e tij.
G.D/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.