Besa Shahini takohet me homologun serb – Arsim cilësor në gjuhën shqipe për shqiptarët në Serbi!
Ministrja e Arsimit, Besa Shahini takoi homologun serb, Mladen Šarčević, me të cilin diskutoi problematikën e mungesës së librave shkollorë në gjuhën shqipe në Serbi.
Takimi u zhvillua në Bujanoc me kërkesë të Kryetarit të Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në Serbi, Ragmi Mustafa.
Në takim u diskutua rreth arsimit cilësor dhe librave në gjuhën shqipe për sistemin parauniversitar të shqiptarëve në Serbi.
Jenida Vladi/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.