Beteja e “Google” me KE – Gjiganti i teknologjisë do të sfidojë gjobën prej 2.4 mld euro në gjykatë

Google do të luftojë për gjobën prej 2.4 miliardë euro nga Bashkimi Europian në gjykatën e dytë më të lartë në Europë.
Gjykata e Përgjithshme në Luksemburg, do të dëgjojë argumente nga Google dhe një grup i lobimit të teknologjisë që mbështet apelin, ndërkohë që Komisioni Europian do të mbështetet nga Gjermania dhe 8 kompani. Seanca do të ndodhë më 12 Shkurt, sipas personave që ndodhen në anën e Bashkimit Europian.
Në vitin 2017, Komisioni akuzoi Google për favorizimin e shërbimit të vetë të krahasimit të çmimeve për Pazar, dhe vendosi një gjobë të madhe si dhe një urdhër për të ndaluar praktikat anti-konkurrente të biznesit.
Gjoba ndaj gjigantit të teknologjisë ishte edhe më e madhja për një kompani të vetme në rastet e konkurrencës në Bashkimin Europian, duke kaluar 1.06 miliardë euro sanksione ndaj prodhuesit të procersorëve Intel në vitin 2009.
Google deklaroi se është kundër zbulimeve të rregullatorëve të konkurrencës së Bashkimit Europian, se ka abuzuar me pozitën në treg, duke e çuar rastin tek Gjykata e Përgjithshme.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.