“Beteja” me coronavirus, AKU mbyll një furrë buke në Korçë, 600.000 lekë gjoba
Gjatë kontrolleve në terren të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit është gjobitur një furrë buke dhe një minimarket, në qytetin e Korçës.
Sipas njoftimit zyrtar të AKU-së, gjatë kontrolleve të kryera në minimarket u konstatuan produkte ushqimore me afat të skaduar, të cilat u sekuestruan me qëllim asgjesimi.
Nga ana tjetër, në rrurën e bukës u konstatuan kushte të papërshtatshme higjieno – sanitare, për të cilat AKU vendosi mbylljen e menjëhershme të aktivitetit, deri në plotësimin e kushteve. Sipas njoftimit të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, aktivitetet u gjobitën me 300.000 lekë secili.
“Autoriteti Kombëtar i Ushqimit do të vijojë pandalur monitorimet dhe kontrollet rigoroze në të gjithë vendin me fokus mbrojtjen e shëndetit dhe jetës së konsumatorëve duke vijuar betejën për mospërhapjen e COVID-19” shkruan AKU më tej.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.