“Beteja” për një vend tek mjekësia – Universiteti bën publike kriteret për vitin 2018-2019
Universiteti i Mjekësisë ka miratuar kriteret e pranimit të studentëve për vitin akademik 2018 -2019. Mesatarja minimale që ka miratuar Senati Akademik i këtij Universiteti është 7.5, për degët e infermierisë, logopedisë, mamisë, fizioterapisë, teknikë imaxhier e teknikë laboratori.
Ndërsa për degët më të kërkuara siç janë mjekësi e përgjithshme, stomatologji dhe farmaci mesatarja minimale është vendosur 8.5. Sa i përket degës së shëndetit publik është vendosur një mesatare minimale 8.
Sa i përket koeficientëve për lëndët me zgjedhje ky universitet k ruajtur të njëjta me një vit akademik më parë. Pra nëse një kandidat jep provim lëndët me zgjedhje si Kimi, Fizikë dhe Biologji bërthamë koeficienti i përllogaritjes do të jetë 1.15.
Ndërsa për kandidatët që japin tre lëndët e mësipërme port ë thelluara koeficienti i shumëzimit të notës së provimit do të jetë 1.25. Ndërsa për ata maturantë që zgjedhin lëndë të tjera për të hedhur provimin koeficienti do të jetë 1.
Në përllogaritjen e pikëve të një kandidati do të luaj rolë edhe koeficienti që do ti vendoset shkollës që ka mbaruar maturanti.
Kështu për ata që kanë mbaruar gjimnaz apo një shkollë të mesme për gjuhë të huaja koeficienti do të jetë 1.4, ndërsa të gjithë maturantët e tjerë që kanë mbaruar një shkollë të mesme që nuk përfshihet tek ato të përmendura më lartë koeficienti do të jetë 1.
Universiteti i Mjekësisë është nja nga universitete që ka kërkesat më të mëdha të aplikantëve dhe që vitin që shkoi i plotësoi të gjitha kuotat e vendosura.
Entela Barjamaj/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.