Betohen 10 prokurorë të rinj – Ibrahimi: 2020-ta vit i rëndësishëm. Rezultate konkrete kundër krimit e korrupsionit
KLP ka kryer procedurën e betimit dhe të emërimit në detyrë nëpër rrethet gjyqësore të 10 prokurorëve të rinj, të cilët sapo kanë marrë statusin e magjistratit nga shkolla e Magjistraturës. Në ceremoninë, ku morën pjesë përfaqësues të organeve më të larta të drejtësisë në vend, por edhe Ambasadori i BE-së në Tiranë Luigi Soreca, Kreu i Këshilli të Lartë të Prokurorisë Gent Ibrahimi tha se 2020-ta është një vit i veçantë, ku pritet të nisin të shfaqen rezultatet konkrete në luftën kundër krimit të organizuar e korrupsionit.
10 magjistratët e sapoemëruar do të plotësojnë një pjesë të vakancave të shumta të shkaktuara nga procesi i Vetting-ut, i cili në dy vite ka shkarkuar më shumë se 30 prokurorë.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.