Bezos “parakalon” Buffet, fitoi $1.5 mld të mërkurën

Jeff Bezos, themeluesi i “Amazon” ka kaluar në renditje Amancio Ortegën dhe Warren Buffet dhe tashmë është njeriu i dytë më i pasur në botë.
Pasuria e miliarderit u rrit me 1.5 miliardë dollarë ditën e Mërkurë, kur aksionet e kompanisë që drejtohet nga ai, u rritën në 18.32 dollarë, pas njoftimeve se gjigandi i tregtisë në rrjet planifikon të blejë një kompani konkurrente me bazë në Dubai.
Indeksi i miliarderëve të Bloomberg e vlerëson pasurinë e Bezos në 75.6 miliardë dollarë, pra 700 milionë dollarë më shumë se Warren Buffet dhe 1.3 miliardë dollarë më shumë se Ortega, themeluesi dhe pronari i “Inditex”, që kontrollon një sërë markash veshjesh, si Zara.
Bezos ka parë pasurinë tij të rritet me plot 10.2 miliardë dollarë gjatë tre muajve të parë të këtij viti. Ky është pasurimi i tretë më i madh për një persona gjatë këtij viti, pas kinezit Wang Wei, i cili ka fituar 18.4 miliardë dollarë gjatë këtij viti, dhe pas Mark Zuckerberg i cili ka fituar 11.4 miliardë dollarë.
Jeff bezos ka aktualisht një diferencë prej vetëm 10.4 miliardë eurosh me vendin e parë, që e mban Bill Gates, themeluesi i “Microsoft”, e që gëzon një pasuri prej 86 miliardë dollarësh.
Roel Korkuti/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.