Biden avancon në vaksinimin e vendit – 90% e të rriturve në SHBA do të inokulohen deri në 19 Prill
Presidenti Joe Biden tha se 90% e të rriturve në SHBA do të kenë të drejtën për tu vaksinuar deri më 19 Prill dhe do të jenë në gjendje të inokulohen brenda 8 km nga shtëpia e tyre sipas një plani të zgjeruar të vaksinimit që ai njoftoi.
Përafërsisht 40,000 farmaci do të shpërndajnë vaksinën, nga 17,000 më parë, tha Biden, dhe SHBA po krijon më shumë vende vaksinimesh deri më 19 Prill.
“Për shumicën dërrmuese të të rriturve, ju nuk do të duhet të prisni deri më 1 maj. Ju do të keni të drejtë për t’u vaksinuar më 19 Prill,” tha Biden gjatë një konference për shtyp mbi përgjigjen e qeverisë Covid-19 dhe përpjekjet e vaksinimit përreth vendit.
Disa javë më parë, Biden u bëri thirrje shteteve, fiseve dhe territoreve për të bërë të gjithë të rriturit amerikanë të pranueshëm për vaksinim jo më vonë se 1 maj. Deri më tani, 31 shtete kanë thënë se ata do të hapin të drejtën për të gjithë të rriturit deri më 19 Prill, sipas Shtëpisë së Bardhë.
Që nga java e kaluar, ritmi i vaksinimeve në SHBA ka qenë mesatarisht rreth 2.5 milion doza në ditë. Nëse kjo normë ruhet, objektivi prej 200 milion vaksinimesh do të arrihej në rreth pesë javë, ose rreth 23 Prill, një javë e plotë para se Biden të shënonte 100 ditë në Shtëpinë e Bardhë.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.