Biden: “Putin ka mbetur me shpatulla pas murit” ndërsa lufta në Ukrainë po i afrohet ngërçit

Presidenti i SHBA Joe Biden tha se presidenti rus Vladimir Putin ka mbetur me “shpatulla pas murit” kur bëhet fjalë për pushtimin e Ukrainës dhe se ai mund të përdorë taktika më të rënda në vend.
Duke folur në një tryezë të rrumbullakët biznesi, Biden tha se Putini mund të përdorë “flamuj të rremë” për të justifikuar një sulm me armë kimike ose biologjike në Ukrainë.
“Tani ai po flet për flamuj të rinj të rremë që po vendos … duke pohuar se ne në Amerikë kemi armë biologjike si dhe kimike në Evropë, thjesht nuk është e vërtetë unë ju garantoj,” tha Biden në një ngjarje biznesi në Uashington.
“Ata po sugjerojnë gjithashtu se Ukraina ka armë biologjike dhe kimike në Ukrainë. Kjo është një shenjë e qartë se ai po shqyrton përdorimin e të dyjave, “tha Biden, pa paraqitur prova. Biden përsëriti sërish se do të kishte “pasoja të rënda” nëse Rusia do të përdorte armë të tilla.
Javët e fundit janë shtuar shqetësimet se Rusia mund të përdorë armë kimike në Ukrainë, pasi pushtimi i saj është përballur nga një rezistencë e vendosur nga forcat ukrainase dhe luftëtarët vullnetarë civilë.
Të hënën, Ukraina refuzoi thirrjen për dorëzimin e Mariupolit te forcat ruse, me presidentin Volodymyr Zelenskyy duke deklaruar se ukrainasit do të “luftojnë deri në fund”.
Ndërkohë, Pentagoni tha se forcat ukrainase përfshirë civilët kanë bërë një rezistencë të fortë dhe Kremlini po përpiqet të arrijë qëllimet e tij në Ukrainë. Rusët janë “të frustruar”, tha zëdhënësi i Pentagonit, John Kirby.
Putini është i dëshpëruar dhe mund të përdorë armë kimike, tha drejtori i fondit gjerman Marshall.
Michal Baranowski, bashkëpunëtor i lartë dhe drejtor i zyrës së Fondit Gjerman Marshall në Varshavë, argumenton se lufta e Rusisë kundër Ukrainës ka arritur në një moment të pasigurt me Presidentin Vladimir Putin të dëshpëruar për një fitore.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.