“Bie” dekreti, Kushi: Kërkesat e studentëve plotësohen pa ndryshuar buxhetin e 2019
Komisioni parlamentar i Ekonomisë paralajmëron rrëzimin e dekretit të kreut të shtetit për rishikimin e buxhetit të vitit 2019. Në fjalën e mbajtur në komision ndërsa shqyrtohej dekreti, deputetja Evis Kushi deklaroi se kërkeat e studentëve mund të plotësohen pa pasur nevojën e rishikimit të buxhetit të vitit 2019.
“Kërkesat e studentëve mund të plotësohen edhe pa prekur buxhetin e 2019, duke përdorur fondet që janë në dispozicion” tha Kushi ndërsa propozoi mosmiratimin e dekretit të kreut të shtetit.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.