Bie numri i aksidenteve, por jo i personave që humbasin jetë – Sjellja e drejtuesit shkaku kryesor
Numri i aksidenteve në muajin Shkurt ka pësuar një rënie krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, por pavarësisht kësaj numri i personave që kanë humbur jetën është më i lartë. Kështu sipas INSTAT, numërohen 113 aksidente rrugore, nga 117 aksidente të ndodhur në Shkurt 2017, duke u ulur me 3,4 %.
Të dhënat tregojnë se kemi edhe një ulje të numrit të të aksidentuarve, nga 159 të një viti më parë në 148 persona, duke u ulur me 6,9 %.
Numri i të aksidentuarve në dymujorin e parë 2018, është rritur 1,9 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Në muajin Shkurt 2018, numri i të vdekurve nga aksidentet rrugore është 20 persona, nga 17 që ishte një vit më parë për të njëjtën periudhë, duke u rritur 17,6 %.
Në dymujorin e parë 2018, numri i të vdekurve nga aksidentet rrugore është ulur 15,4 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Në Shkurt 2018, aksidentet rrugore, në 85,0 % të rasteve, kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së drejtuesit të mjetit.
Numri më i lartë i aksidenteve në këtë periudhë është kryer nga grup mosha 25 – 35 vjeç, duke zënë 32,7 %, duke u ulur me 5,1 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Në dymujorin e parë 2018, aksidentet rrugore, në 20,6 % të rasteve, kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së këmbësorit. Gjatë kësaj periudhe numri i të aksidentuarve sipas sjelljes së këmbësorit është rritur 30,8 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
E.Z/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.