Bie optimizmi mbi rezolutën tregtare! Trump: Nuk kam rënë ende dakord për asgjë
Presidenti Donald Trump tha se nuk ka rënë dakord për të hequr tarifat ekzistuese ndaj mallrave kinezë, duke ulur shpresat për arritjen e një rezolute në luftën tregtare.
“Kina kërkon heqjen e tarifave. Unë nuk kam rënë dakord për asgjë”, tha presidenti Trump, duke shtuar se bëhet fjalë për vetëm një pjesë të tarifave. Tregjet e kapitalit në Shtetet e Bashkuara ranë pas komenteve të Donald Trump, ndërkohë që kishte pasur optimizëm prej perspektivës së heqjes së tarifave.
Ministra e Tregtisë në Kinë bëri të ditur më herët gjatë javës se negociatorët e Washingtonit dhe Pekini kishin rënë dakord për të hequr një pjesë të tarifave ndaj produkteve në faza të ndryshme të marrëveshjes tregtare. Kina dhe Shtetet e Bashkuara kanë bashkëpunuar për nënshkrimin e një marrëveshjeje, që Ëashingtoni e quan fazën e parë të zgjidhjes së luftës tregtare.
Trump kërkon që Pekini të heqë dorë nga disa praktika tregtare si transferimin e detyrueshëm të teknologjisë, vjedhjes së pronës intelektuale, ndërkohë që blen edhe më shumë mallra amerikanë të bujqësisë.
Trump ka vënë tarifa ndaj mbi 500 miliardë dollarë mallra kinezë, ndërsa Pekini ndaj 110 miliardë produkteve amerikane. Kina i ka kërkuar Shteteve të Bashkuara që të heqin tarifat, pasi mund të godasin të gjithë ekonominë botërore.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.