Bie papunësia në SHBA pranë 4.5%, por ngadalësohet hapi i punësimit
Tregu i punës në Shtetet e Bashkuara gjatë muajit Mars rezultoi në një performancë zhgënjyese, si dhe përmbysi trendin e 10 muajve të shkuar.
Por pavarësisht rezultatit nën pritshmëritë, norma e papunësisë ka zbritur pranë rekordit minimal prej 4.5%, që është edhe niveli më i ulët në 10 vite, e çka do të thotë se, tregu i punës në vend vijon të forcohet.
Të punësuarit në sektorin jo-bujqësor, u rritën kështu me vetëm 98 mijë persona. Ndërkohë që në sektorin e shitjeve me pakicë vihet re një tkurrje për të dytin muaj me radhë.
Shifra prej 98 mijë vendesh të reja pune është zhgënjyese po të kemi parasysh se në dy muajt e parë të vitit kjo shifër fiksohej në mbi 200 mijë. Performanca e Marsit është më e dobëta që prej muajit maj të vitit të kaluar.
Norma e papunësisë nga ana tjetër ka prekur nivelin më të ulët që prej majit të vitit 2007. Projeksionet flisnin për një rritje të punësimit me 180 mijë njësi, si dhe një normë papunësie në 4.7%.
Roel Korkuti/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.