Bie papunësia në Spanjë – Rritja ekonomike mbështet punësimin, norma bie në 16.55% në 2017
Norma e papunësisë në Spanjë ka rënë gjatë 2017-ës nga viti i kaluar, ndërkohë që rritja ekonomike e vendit ka vazhduar të kalojë mesataren e Bashkimit Europian. Të dhënat vijnë pavarësisht pasigurive në rajonin e pasur të Katalonjës.
Spanja ka një nga normat më të larta të papunësisë në BE, pavarësisht rënies së shpejtë që prej fundit të krizës ekonomike, ku norma arriti në rreth 27%.
Deri në fund të 2017-ës, norma e papunësisë ra në 16.55% nga 18.63% që ishte një vit më parë, ndërkohë që numri i personave të punësuar u rrit me 490,300, raporton zyra e Statistikave.
Papunësia në tremujorin e katërt ishte më e lartë se në periudhën Korrik-Shtator, ku ra në nivelin më të ulët në 9 vite, në 16.38%.
Në tremujorin e katërt, totali i fuqisë punëtore ra me 15,900 persona, në 22.77 milionë në total. Ekonomia spanjolle u rrit me më shumë se 3% në vitin 2017.
Megjithatë, norma pritet të bie në 2.3% këtë vit, pasi deklarata e jashtëligjshme e pavarësisë në Katalonjë shkaktoi krizën më të keqe politike në dekada dhe solli zhvendosjen e mijëra kompanive nga rajoni.
Klevis Llaha/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.