Bien aksionet e Alibaba, por të ardhurat rriten me 61%
Alibaba ka raportuar të ardhurat gjatë tremujorit të parë nga biznesi i e-commerce dhe nga Cloud.
“Reuters” konstaton se të ardhurat janë 80.92 miliardë juanë ($ 12.23 miliardë) kundrejt pritjeve prej 80.75 miliardë juanë. Kjo ishte një rritje prej 61 për qind nga 50.18 miliard juan të raportuar në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Aksionet e Alibaba u rritën me rreth 2.3 për qind por gjatë muajve të fundit kanë qenë nën presion për shkak të “luftës tregtare” mes SHBA dhe Kinës.
Aksionet arritën një mbyllje të lartë prej 210.86 dollarë më 14 qershor, por kanë rënë rreth 15.6 për qind që nga ajo kohë. Kjo barazohet me një rënie prej 81.3 miliardë dollarësh në kapitalizimin e tregut. Stoku është ende mbi 3 për qind nga viti në vit.
Biznesi kryesor i tregtisë së Alibabës, i cili fokusohet në faqet e saj të blerjeve online Tmall dhe Taobao, është njësia më e madhe e kompanisë, duke përbërë rreth 80 për qind të të ardhurave. Analistët presin që biznesi të sjellë 70.49 miliardë juanë të ardhura, gjë që do të barazonte me 63.8 për qind rritje vjetore.
m.l/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.