Bien çmimet e naftës – OPEC dhe SHBA rrisin prodhimin

Çmimet e naftës u regjistruan në rënie të ndejshme gjatë sesionit të sotëm tregtar si pasojë e të dhënave që flasin për një thellim të hendekut, kërkesë ofertë në tregun fizik.
Të dhënat e fundit flasin për një rritje të prodhimit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por edhe mes vetë vendeve të OPEC. Pavarësisht angazhimit për të shkurtuar prodhimin, vendet e organizatës po e rrisin atë.
Në çelje të sesionit të sotëm, nafta brent e Londrës kuotohej pranë nivelit të 48.41 dollarëve për fuçi, ndërsa ajo bruto amerikane pranë 46.10 dollarëve për fuçi.
Çmimet e naftës kanë rënë me më shumë se 10% që prej ditëve të fundit të Majit. OPEC njoftoi në raportin e fundit se, gjatë majit prodhimi është rritur me 336 mijë fuçi, në 32.14 milionë.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.