Bien çmimet në tregun e Fruta-Perimeve të Shkodrës – Ja produktet me ndryshimin më të madh (java e katërt, Prill 2017)

Gjatë kësaj jave, çmimet e produkteve bujqësore kanë shënuar një ulje të konsiderueshme në çmim për pothuajse të gjitha produktet që tregtohen në këtë treg.
Domatja dhe speci janë produktet me uljen më të madhe, ku çmimi i tyre është përgjysmuar.
Të tjera produkte në rënie janë lulelakra, brokoli, hudhra e njomë dhe ullinjtë.
Të vetmet produkte që kanë shënuar një rritje të lehtë në çmim janë spinaqi, portokalli, limoni dhe dardhat.
Gjithashtu gjatë kësaj jave listët së produkteve bujqësore i janë shtuar edhe disa produkte të reja, të tilla si: bishtaja, fasulja e bardhë, qershitë dhe kumbullat.
Për më tepër informacion kliko këtu: http://www.scan-tv.com/tregjet-bujqesore/#1490804503245-e53ad238-2a22
V.Hydi/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.