Bien depozitat në T2. Efekt sezonal, jo i pandemisë. Korça, i vetmi qark me rritje
Të dhënat më të fundit të Bankës së Shqipërisë flasin për një rënie mjaft të lehtë të depozitave bankare gjatë tremujorit të dytë të vitit. Kështu, në tremujorin e dytë të vitit, totali i depozitave në sektorin bankar në vend ka rënë në 1 trilionë e 23 miliardë lekë, nga 1 trilionë e 25 miliardë lekë që ishte në tremujorin paraardhës. Rënia e depozitave nuk duket të jetë efekt i pandemisë, për shkak se tremujori i dytë i vitit vazhdimisht është karakterizuar nga një rënie e depozitave në sektorin bankar.
E njëjta gjë ka ndodhur edhe në tremujorin e dytë të 2016-ës, 2017-ës dhe 2019-ës. Sa i përket qarqeve kryesore të vendit ndërkohë, ndër 8 të tilla, në 7 ka rënie të depozitave. Vetëm në një ndër qarqet e mëdha të vendit vihet re një rritje e depozitave në sistemin bankar gjatë tremujorit të dytë të vitit; në Korçë, nga 52 miliardë lekë, në 53 miliardë lekë, thonë të dhënat më të fundit të Bankës së Shqipërisë.
Roel Korkuti / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.