Bien shitjet e Iphone – Të ardhura rekord për tremujorin e parë, por zhgënjen produkti bazë
Apple vazhdon të gjenerojë të ardhura rekord. Por, të dhënat e fundit, flasin, çuditërisht, për një ngadalësim të shitjeve të produktit më të famshëm të mollës, iPhone.
Gjatë tremujorit të parë të këtij viti, kompania regjistron të ardhura në 52.9 miliardë dollarë.
Gjatë së njëjtës periudhë të një viti më parë, të ardhurat fiksoheshin në 50.6 miliardë dollarë.
Kreu i kompanisë, Tim Cook, u shpreh mjaft entuziast për këto të dhëna. Gjatë kësaj periudhe kohore, Apple raporton të ketë shitur 50.7 milionë njësi iPhone, ose 1% më pak se e njëjta periudhë e një viti më parë.
Rënie të ndjeshme vazhdon të regjistrojë iPad, me 13.9%, në vetëm 8.9 milionë njësi. Produktet Mac ndërkohë konfirmojnë rritjen, me 4%, në 4.2 milionë njësi.
Në terma monetare, rritja e produkteve Mac gjatë tremujorit të parë fiksohet në 14%. Por, mbi ecurinë e kompanisë në tregje ka ndikuar pikërisht zhgënjimi me iPhone, që ka gjeneruar një rënie të aksioneve në bursë me 2%.
Roel Korkuti/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.