Bien shitjet e Nike – JP Morgan ul vlerësimin

Ka qenë një vit i vështirë për aksionerët e Nike. Analisti i JP Morgan, Mathew Boss u tha investitorëve se shitjet e Nike do të dobësohen dhe kompania do të humbasë të ardhurat e pritshme vitin e ardhshëm.
Si rezultat ai e uli vlerësimin e tij në neutral nga vlerësimi shumë i mirë që kishte më parë.
Nike njoftoi planet për të ulur 2 për qind të fuqisë punëtore, pasi tregu është më i ulët se 12 muajt e mëparshëm me uljen e aksioneve deri në 1 për qind deri të enjten, krahasuar me kthimin prej 17 për qind të S&P 500.
Analisti e uli objektivin e tij për Nike në 58 dollarë nga 61 dollarë duke përfaqësuar 10 për qind nga përmbytja e së enjtes.
Boss përmendi se rreth 50 për qind e shitjeve të Nike janë prodhuar në Amerikën e Veriut dhe shitjet në këtë gjeografi u rritën vetëm 3 për qind gjatë vitit të kaluar kundrejt mesatares së rritjes 12 për qind në katër vitet e mëparshme.
V.Hydi/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.