Bilanci 5 mujor – Rama: 4454 ankesa të përfunduara, adresoni problemin
Kryeministri Edi Rama ka bërë publik raportin 5 mujor të bashkëqeverisjes me qytetarët.
Nga të dhënat grafike të publikuara në adresën zyrtarë facebook, ajo që bie në sy është numri i lartë i ankesave të përfunduara në nivel qendror ku në total janë 4454.
Ndërsa institucioni që ka numrin më të lartë të ankesave rezulton të jetë ministria e Drejtësisë, me 1326 ankesa të përfunduara e ndjekur nga ministria e Shëndetësisë me 454 ankesa, ndërsa më pak ankesa ka ministria e shtetit për diasporën vetëm 5 të tilla.
Ndërkohë që Tirana është qarku me numrin më të lartë të ankesave ku rezulton se 187 qytetarë kanë zgjedhur portalin shqipëriaqëduam.al, për të zgjidhur problemet e tyre me zyrat e shtetit.
Nëpërmjet faqes zyrtare në rrjetin social facebook, Rama deklaron se se ka ende “grabitqarë” në sistem dhe i bën apel qytetarëve të regjistrohen në koalicionin bashkëqeverisës përmes platformës shqipëriaqëduam.al për të adresuar problemet e tyre me zyrat shtetërore duke vënë në dispozicion çdo ministër.
Nertila Doko/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.