Bilanci i 3 ditëve/100 kontrolle, 27 të arrestuar – Xhafaj: Së shpejti, goditje të tjera

100 objekte të kontrolluara, 27 të arrestuar, e 6 të shpallur në kërkim, ishe bilanci i operacionit 3 ditor të Policisë, i shtrirë në 12 qytete nga Hasi në Sarandë. Ministri i brendshëm Fatmir Xhafaj nëpërmjet një statusi në twitter shkruan se forca e ligjit do të vazhdojë dhe së shpejti do të ketë goditje të tjera.
“Në 3 ditë një operacion i shtrirë në 12 qytete, me 100 objekte të kontrolluara, me 27 të arrestuar e 6 në kërkim, drejtues e anëtarë të 4 grupeve kriminale, të skeduara nga TFS, përfshirë në prodhimin e trafikun e drogës. Fryt i hetimit, vëzhgimeve e gjurmimeve disa mujore. Forca e Ligjit do të vazhdojë. Ky s’është show, por betejë reale me krimin e organizuar. Kemi ngritur institucione që po forcohen çdo ditë. Bashkë me agjencitë ligjzbatuese & partnerët ndërkombëtarë. Forca e Ligjit s’ndalet nga askush. Të tjera goditje e rezultate së shpejti”.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.