Bilanci i antikorrupsionit/Kontrolle në institucionet e Shkodrës, Gjonaj: Në 2 javë, 21 masa disiplinore
Në 2 javët e para të funksionimit të Task-Forcës Antikorrupsion janë ndërmarrë 21 masa disiplinore prej të cilave 9 largime nga pune”.
Bilanci është bërë publik nga ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj dhe i takon kontrolleve të ushtruara në disa institucione në rajonit të Shkodrës e më konkretisht në hipotekë, zyrat e ALUIZNI-t, Spitalit Rajonal të këtij qyteti dhe Autoritetit Rrugor Shqiptar.
Nga inspektimet e kryera me grupe ndërinstitucionale, janë evidentuar shkelje dhe abuzime të cilat përmbajnë elementë të veprave penale të shpërdorimit të detyrës, për të cilët janë kryer kallëzimet penale në organin e Prokurorisë së Shkodrës.
Në përfundim Gjonaj iu bëri apel qytetarëve, që të vijojnë me denoncimet e tyre pranë platformës shqipëriaqëduam.al, me qëllim luftën kundër korrupsionit.
Ola Mitre/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.