Bilanci i botës post Covid/ Nga rëndësia e shëndetit mendor tek kriza demografike!

Pothuajse dy vjet pas fillimit të pandemisë Covid, një artikull i Forumit Ekonomik Botëror shikon të dhënat më të fundit të IPSOS dhe bën një bilanc të asaj që na ka mësuar kriza shëndetësore dhe si na ka ndryshuar ajo.
1) SHËNDETI MENDOR ËSHTË po aq i rëndësishëm sa shëndeti fizik. Covid-i na ka bërë më të shqetësuar, të dëshpëruar, të stresuar dhe pasojat psikologjike kanë qenë të rënda sidomos tek të rinjtë, më pak të prekur (fizikisht) nga virusi.
2) NE BLEJMË (Pothuajse) GJITHÇKA ONLINE: kemi kaluar nga grumbullimi i majasë dhe letrave higjienike, në mbushjen e boshllëkut të lënë nga kufizimet me mallra luksi, në përballjen me inflacionin e ekzagjeruar (dhe xhepat e lehtësuar). Por nëse është e vërtetë që gjatë një krize zakonet e konsumatorit ndryshojnë disa herë, ka një që ka mbetur: zakoni i blerjeve online.
3) PABARAZITË JANË GJITHNJË E MË TË THELLA: pandemia nuk ka bërë gjë tjetër veçse ka përkeqësuar dallimet e të gjitha llojeve. Te të moshuarit, më të dobët ndaj virusit dhe të rinjtë; midis grave, që duhej të kujdeseshin për fëmijët e tyre (në dëm të punës) dhe burrave; por edhe mes të bardhëve dhe njerëzve me ngjyrë dhe muajt e fundit mes vendeve të pasura dhe të varfra, këta të fundit të penalizuar në fushatën e vaksinimit.
4) BËJMË MË PAK FËMIJË: ndryshe nga sa pritej, Covid dhe bllokimet fillestare nuk favorizuan lindjet. Me këtë ritëm, rritja e popullsisë së botës mund të ndalet përpara vitit 2050.
5) PO IZOLOHEMI: Covid na ka privuar nga liria për të lëvizur pa shqetësime dhe tani udhëtimi është bërë aq i ndërlikuar sa shumë heqin dorë. Jemi bërë më të shtëpiak, dhe jo vetëm kur bëhet fjalë për pushimet, por edhe kur bëhet fjalë për të ndenjur me miqtë apo për të shkuar në restorante – me pak fjalë, për të pasur një jetë shoqërore.
6) NE NUK U BESOJMË POLITIKANËVE: sipas sondazhit të IPSOS 2021 për profesionet më të besueshme (për të mësuar më shumë), pas Covid-it, mjekët konsiderohen si profesionistët më të besueshëm; nëse shkencëtarët, zakonisht më të besuarit, vazhdojnë të ruajnë një vend të dytë të shkëlqyer, ajo që duhet të na bëjë të mendojmë është pozicioni i politikanëve: në fund të renditjes.
7) NUK PO BËJMË MJAFTUESHËM PËR TË TRAJTUAR KRIZËN KLIMATIKE: në fillim shpresuam që ulja e emetimeve të CO2 ishte një pasojë pozitive e rastësishme dhe e papritur e krizës shëndetësore; Megjithatë, pak më vonë, u bë e qartë se vitet e ndotjes nuk mund të anuloheshin me disa muaj mbyllje dhe COP26 e mbajtur nëntorin e kaluar në Glasgow, ktheu një pamje mjaft tragjike të së ardhmes klimatike të planetit tonë. Nëse nuk nxitojmë të veprojmë, sfida e radhës e njerëzimit mund të mos jetë për pandeminë e ardhshme, por për mbijetesën e specieve njerëzore në Tokë. FCS
Edel Strazimiri / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.